Ikona e muzikës pop, Beyonce, ka njoftuar atë që duket se ka të bëjë me albumin e saj të ardhshëm solo të titulluar “Renaissance”.
Ky album i artistes së famshme amerikane pritet të dalë në treg më 29 korrik 2022.
Ndërkohë që këngëtarja ndau fjalët “act i … RENAISSANCE” në rrjete sociale, ka lënë të aludohet se po vjen me diçka madhështore.
Menjëherë pas kësaj platformat muzikore përfshirë Spotify, Apple Music dhe Tidal, në pronësi të bashkëshortit të saj, Jay-Z, postuan gjithashtu dizajnë të ndryshëm me të njëjtin formulim dhe ua ofruan fansave mundësinë për ta ruajtur albumin.
View this post on Instagram
Lista e Apple Music në anën tjetër bën me dije se ky album do të ketë gjithsej 16 këngë.
Ky ndërkaq do të jetë albumi i shtatë i Beyonce që vjen gjashtë vite pas atij të fundit “Lemonade”, të lansuar në 2016.
View this post on Instagram
Përveç albumit solo, ajo gjithashtu ka publikuar edhe një album të përbashkët me Jay-Z, “Everything is Love”, në vitin 2018.
E njëjta mes tjerash solli edhe një këngë të titulluar “Be Alive”, për kolonën zanore të filmit “King Richard” në nëntor të vitit 2021.
View this post on Instagram