Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Kiev pas një udhëtimi të gjatë me tren, një orë larg nga kufiri me Poloninë.
Ai u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe dyshja vizituan manastirin e Shën Michael, ndërsa një paralajmërim për sulm ajror u dëgjua në të gjithë qytetin.
New York Times e përshkroi vizitën si “një demonstrim të vendosmërisë së administratës së tij përballë pushtimit njëvjeçar të vendit nga Rusia”.
There cannot be a stronger commitment than this. US President Biden walking alongside President Zelenskyy inside the city of Kyiv.#Ukraine #USA #Kyiv pic.twitter.com/yYS9NUq0y4
— (((Tendar))) (@Tendar) February 20, 2023
“Vizita në Kiev u krye në mënyrë të fshehtë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, me Biden që u largua nga Uashingtoni në fshehtësi pasi ai dhe gruaja e tij darkuan tnë një restorant të shtunën mbrëma.
Biden tashmë ishte planifikuar të mbërrinte në Varshavë të martën në mëngjes për një vizitë dy-ditore dhe zyrtarët kishin mohuar në mënyrë të përsëritur se kishte ndonjë plan për të vizituar Kievin,” thekson New York Times.