Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Biden i drejtohet mediave, tregon kur dhe ku do ta sulmojë Ukrainën Rusia

nga Revista Kosovarja

Biden ka akuzuar Rusinë se planifikon të sulmojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, në “ditët në vijim”.

Mbi artikull

“Ne kemi vlerësuar arsyeshëm se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme – në ditët në vijim”, tha presidenti amerikan të premten.

“Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”, deklaroi më tej ai.

Biden përsëriti thirrjet që Moska të mos përshkallëzojë situatën.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse Rusia ndjek këtë plan, ajo do të jetë përgjegjëse për një luftë katastrofike dhe të panevojshme”, shtoi më tej i pari i SHBA-së.