Gjatë ditës së djeshme një fëmijë në Prizren ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM AKSIDENTAL /Prizren 25.10.2020-16:30. Raportohet se fëmija mashkull kosovar aksidentalisht ka rënë nga një lartësi prej 2 metra. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.