Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bie nga ndërtesa, humb jetën 15-vjeçari në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Një 15-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtësë në Mitrovicë.

Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur rreht orës 13:30 në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj” në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Moneytizer Paragrafi 4

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Telegrafi/

Mitrovicë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]