Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bie nga ndërtesa një grua në Prishtinë, transportohet me urgjencë në spital

nga Revista Kosovarja

Një grua në lagjen Emshir të Prishtinës ka rënë nga një ndërtesë.

Mbi artikull

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kjo tha se gjithçka ka ndodhur rreth orës 18:00, teksa e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha ajo. /Lajmi/

Moneytizer Paragrafi 4