Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bie niveli i ujit në Liqenin e Badocit

nga Revista Kosovarja

Liqeni i Badocit ka nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike. Niveli i ujit, ka rënë në minus 10.2 metra nga kuota normale.

Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Kosovës të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit rrezikohen që gjatë muajve korrik e tutje të mos furnizohen 24 orë me ujë.

Mbi 600 mijë banorë, sipas autoriteteve, furnizohem me ujë nga Liqeni i Batllavës dhe Badocit.

“Gjendja në Liqenin e Badocit është e rëndë. Po, furnizojmë konsumatorët me ujë si shkak i pandemisë, por situatën e kemi në nivel alarmant. Asnjëherë niveli i ujit nuk ka qenë më i ulët se tani. Ky nivel i ujit nuk garanton furnizim të qëndrueshëm për muajin korrik dhe tutje”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktualisht, qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.

Liqeni i Ujmanit (Gazivoda) në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badovci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibrit në Mitrovicë, Moravës së Binçës në Anamoravë, dhe Lepencit në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]