Arbana Osmani ua ka komunikuar një njoftim mjaft të rëndësishëm dy banorëve të rinj, Antonelës dhe Meridianit.
Dyshja gjatë këtyre ditëve, banorëve të caktuar i kanë dhënë informacione nga jashtë, gjë kjo në kundërshtim me rregullat e Big Brother.
Një zarf i zi i ndodhur në dhomën e rrëfimit i ka takuar pikërisht kësaj dyshe.
Arbana u komunikoi atyre se përshkak të thyerjes së këtij rregulli kryesor, Antonela dhe Meridiani janë një hap para përjashtimit nga shtëpia e BB, dhe po vazhduan ta bëjnë këtë gjë nuk do të jenë më pjes♪7 e lojës.
Dënimi që ata kanë marrë kësaj radhe, ka qenë penalizimi duke mos pasur buxhet të javës, por që nuk duhet t’ia thonë banorëve.