“Big Brother VIP Kosova” është rrugës dhe siç duket pjesa e dytë e muajit tetor do të shënojë fillimin e shout të famshëm real, i cili do të vijë për herë të parë në spektrin medial kosovar.
Deri më tani disa emra kanë nënshkruar për tu bërë pjesë e shout, por produksioni është në bisedime edhe me personazhe të tjerë të njohur, të cilët thuhet se kanë mjaftë hezitim të nënshkruajnë.
Një nga emrat që është nën llupën e “BBVK”, duket të jetë edhe ai Vali Corleones, i njohur për skandalet e shumta dhe problemet me drejtësinë dhe ligjin, shkruan “Kosovarja”.
Siç dihet, Vali Corleona ka dosje në polici, ka qenë i burgosur dhe gjithashtu ka përfunduar si i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë.