Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Big Mama ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për babain e ndjerë.
Në një rrëfim për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, këngëtarja tregoi se babai ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.
E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.
“Ka qenë mbështetja ime më e fortë, edhe pse më ka thënë ‘jo jo’, por ka dashur të jetë perfekte. Të mos ishte babai, nuk do të kisha sukses.
Momenti i fundit që më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt.
Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur”, ka rrëfyer Big Mama.