Nga data 19 shtator në qytetin e Suharekës ka filluar të mbahet festivali i Kulturës dhe i Verës i njohur me emrin “Festari”.
Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 21-të, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit.
Për “Festarin” është përgatitur një program i pasur edhe me muzikë, ku në natën e sotme do të performojnë yjet e muzikës popullore.
Motrat Mustafa, Remzie Osmani, Shkurte Fejza, të cilat njihen si “Bilbilat e Mushtishtit” pritët që të krijojnë një atmosferë të paparë në sheshin e qytetit.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj në “Facebook” shkroi se mbrëmjen e sotme do të jetë koncert i veçantë për qytetarët.