fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bill Clinton sot feston ditëlindjen

nga Revista Kosovarja
11 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 75-të.

Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me sëpaku edhe tri gra tjera në të njejten kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martuar me Roger Clinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prindërit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.

Jeta për Billin dhe të ëmën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Rogeri ishte alkoolist dhe bixhozi dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tij por edhe të bashkëshortes së tij. Ai e rrihte dhe keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllain e tij të vogël Roxher Junjorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht.

Billi ishte shumë i lidhur me të ëmën e vet dhe nganjëherë ishte munduar ta mbronte të ëmën nga njerku që e rrihte. Kjo e solli edhe deri te konfliktet serioze me njerkun e tij. Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967.

Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejtat e qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me presidentin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.

Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.


Etiketa: NATOOKBBill ClintonJ.F. Kennedy

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Mërgimtarët: Procedura e rimbursimit të policave e ndërlikuar

2 orë më parë
Aktuale

Vlora Çitaku: Jam tutë pak nga Vjosa Berisha

4 orë më parë
Aktuale

Video nga stuhia e sotshme, polici ndihmon nënën dhe vajzën e saj që ta kalojnë rrugën në Prishtinë

4 orë më parë
Aktuale

Vetëvendosje e rrëzon Rezolutën për zvogëlimin e TVSH-së në produkte bazë dhe derivate

6 orë më parë
Aktuale

Pas reshjeve të shiut bllokohen rrugët e Prishtinës

7 orë më parë
Aktuale

Nëna e regjisores Vjosa Berisha nuk mbahej dot në varrimin e të bijës

7 orë më parë
Postimi tjetër

Ngrënia e çokollatës me qumësht në këtë kohë djeg dhjamin

Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen në Prizren dhe Dragash

TË FUNDIT

Disa sugjerime se si të shëroheni nga një marrëdhënie toksike

29 minuta më parë

Rimëkëmbja nga një marrëdhënie toksike mund të jetë një sfidë që mund të marrë kohë. Këtu janë disa sugjerime për...

Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës

43 minuta më parë

Edhe pse procesi i plakjes mund të ngadalësohet nga kujdesi i duhur i lëkurës, si dhe nga disa produkte dhe...

Horoskopi ditor, e premte 1 korrik 2022

1 orë më parë

Dashi Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje pune dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet...

Nuk ndalet Bora Zemani, merr vëmendje me pozat përvëluese nga pushimet

2 orë më parë

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, larg ekranit e sharmit të zakonshëm, ajo po kalon momente relaksi në pushime në...

Sa zonjë e rëndë duket nëna e Majlinda Zekës

2 orë më parë

Majlinda Zeka gjithmonë duket bukur me pozat e shumta që publikon. Ajo për ndjekësit nuk ndalet me publikime të ndryshme,...

Zbulojmë se çfarë mund të hani para gjumit pa u penduar

2 orë më parë

Të gjithë duam të jemi të dobët, por kur bëhet fjalë për vaktet e vona, është e vështirë për ta...

MË TË LEXUARAT

Kek me shërbet shoqëruar me akullore dhe fëstëkë

Fotoreporteri Bylykbashi: Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK-në terroriste

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

Parandjenjat tuaja do dalin te vërteta/ Astrologia Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Gjiko aq i dhënë pas Elitës: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim

Osmani e prerë: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

‘Cimerja’ njoftoi Policinë për 25-vjeçaren që dyshohet se kreu vetëvrasje, afër të ndjerës u gjetën armë e fishekë

Blerim Latifi: BE klub racist, Kurti e Osmani ta bojkotojnë Lajçakun

Berat: Vdes nëna dhe fëmija 6 vjeç pasi ranë në lumë

Serbët mblidhen për “Vidovdanin”, Policia i kthen prapa ata me fanella provokuese

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist