Bill Gates dashurohet në moshën 67 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Duket sikur Bill Gates, 67 vjeç, ka gjetur sërish dashurinë e re.

Ai është fotografuar së fundmi në shoqërinë e 60-vjeçares Paula Hurd, e cila sipas DailyMail është e dashura e tij e re.

“Ata janë të pandashëm”, thotë një mik i çiftit për DailyMail.com.

“Ata kanë qenë së bashku për mbi një vit dhe ajo është përshkruar gjithmonë si një ‘grua misterioze’, por nuk është mister për rrethin e tyre të ngushtë që ata janë në një lidhje romantike”, tha burimi.

Dikur vetë një drejtuese e teknologjisë, Hurd tani është një planifikuese dhe organizatore ngjarjesh dhe filantropiste.

Dyshja udhëtuan gjithashtu deri në Sydney ku miliarderi u takua me kryeministrin Anthony Albanese.

Gates dhe Hurd shfrytëzuan mundësinë për të bërë një shëtitje romantike nëpër qytet ndërsa ndaluan për të admiruar pamjet panoramike të portit dhe për të parë teatrin e famshëm të Operës.

Ka të ngjarë që çifti të jetë njohur përmes dashurisë së tyre të përbashkët për tenisin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]