Duket se ky do të jetë viti i ndryshimeve dhe surprizave për Billie Eilish. Disa muaj më parë ajo i habiti të gjithë pasi vendosi të hiqte dorë nga flokët e saj në ngjyrë jeshile, duke u kthyer në bjonde. Askush nuk e priste këtë ndryshim drastik dhe modeli i ri ju pëlqeu të gjithëve.
Ndërkohë së fundmi ajo i ka surprizuar sërish të gjithë fansat. Këngëtarja i ka prerë flokët shkurt në modelin e famshëm bob dhe menjëherë ka ndarë një foto në rrjete sociale. Billie i ka prerë flokët mbi gjatësinë e shpatullave dhe me balluke. Pasi publikoi fotot e modelit të ri të flokëve, ajo zbuloi se ishte frymëzuar nga e ëma për këtë ndryshim kaq të madh.
Këngëtarja postoi një foto të nënës së saj kur ka qenë më e re dhe që shihet me model të ngjashëm flokësh si Billie.
“Si nëna ime”, shkruan këngëtarja përkrah fotos.