Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Binjaket vdesin nga koronavirusi, përlot motra e tyre: Gjithmonë thonin se do iknin bashkë!

nga Revista Kosovarja

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën, pa kursyer asnjë dhe pse mosha më e prekur nga kjo pandemi janë të moshuarit.

Mbi artikull

Në Londër dy binjake kanë humbur jetën, tre ditë pasi kishin rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. Dy motrat ishin pjesë e stafeve mjekësore dhe pse njëra nuk e ushtronte si profesion.

Katy Davis, 37 vjeçe, infermiere fëmijësh vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, në Londër. Binjakja e saj, Emma, ish-infermiere, vdiq në të njëjtin spital këtë të premte.

NDërkohë motra e tyre ka bërë një mesazh prekës për ndarjen nga jeta e dy motrave të saj binjake.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë bashkë dhe do të iknin bashkë. Donin vetëm të ndihmonin njerëzit e tjerë. Qëkur ishin të vogla, ato pretendonin se ishin mjeke e infermiere dhe kujdeseshin për kukullat. Dhanë gjithçka për pacientët e tyre. Ishin të jashtëzakonshme.”

NDër të tjera mësohet se dy motrat kishin probleme të tjera shëndetësore dhe koronavirus ua rëndoi gjendjen, duke u marrë jetën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]