fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Birra shqiptare në vështirësi, bie prodhimi dhe rriten importet rriten me 50 për qind

nga Revista Kosovarja
6 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove për shkak të dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023.

Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.

“Gjendja në sektorin e prodhimit të birrës është përkeqësuar. Nga rritja e akcizës, kostoja prodhuese e birrës u shtua 18 lekë për litër. Në këto nivele u rrit edhe çmimi i birrës. Por birrat e importit po shiten me çmim më të lirë se ato vendase apo disa marka të tjera të huaja kanë çmim të njëjtë me birrën vendase. Birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, madje rrezikon të zhduket. Për këto arsye fabrikat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për muajin mars, pasi nuk kanë shitje”, pohoi ai.

Prodhues të tjerë ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostos dyfishimin e çmimit të lëndës së parë që përdoret në prodhim, birrës malto nga 1 janari 2023.

Kompanitë pohuan se janë detyruar të rrisin çmimet 18 deri 20 lekë më shumë, ndërkohë që birrat e importit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po shiten 10 lekë më pak se ajo vendase.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Stefan Pinguli parashikon thellim të krizës përgjatë muajve të verës, çka do të rrezikojë pamundësinë e kompanive për të paguar punonjësit.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Më herët Ministria e Financave e pyetur nga Monitor tha se heqja e tarifave të diferencuara jo vetëm janë kërkesë e FMN-së dhe institucioneve të BE-së, por nga ana tjetër, gjykoi se zbatimi mbi një dekadë i tyre te birra ka forcuar kompanitë shqiptare të birrës për t’u përballur me konkurrencën globale.

Pinguli propozon si zgjidhje shtrirjen progresive të akcizës ndër vite, një masë që do të lehtësonte sipërmarrësit. Fillimisht në relacionin e projektbuxhetit 2023 parashikohej se ky ndryshim fiskal do të zbatohej shkallë-shkallë ndër vite, deri sa të arrihej unifikimi.


POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Parashikimi i motit për ditën e sotme

13 minuta më parë
Aktuale

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

9 orë më parë
Aktuale

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet vërtet?

14 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

15 orë më parë
Aktuale

“Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

18 orë më parë
Aktuale

Pothuajse gjysma e Tuzit votojnë kandidatët pro-serb

19 orë më parë
Postimi tjetër

Ja çfarë i tha Kristi - Sabianit pasi u eliminua nga BBVA

Stresi - Xhuli: Mos thuaj që jam prej Drenice, se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt

Çka ndodhi me këmbën e Khloe Kardashian?

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

13 minuta më parë

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu...

Pirja e kafesë para vaktit të mëngjesit rrit rrezikun e kësaj sëmundje

29 minuta më parë

Kërkimet kanë treguar më parë se konsumimi i kafeinës mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Pirja e kafesë gjëja e...

Ja pse duhet të dalim jashtë sapo të zgjohemi

44 minuta më parë

Sipas neuroshkencëtarit nga Stanfordi, Andreë Huberman, një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për shëndetin tonë mendor...

Fakte psikologjike, ja si ndikon dashuria e parë tek ju

8 orë më parë

Ngulit kujtime të gjalla në trurin tuaj. Dashuria e parë krijon kujtime që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj....

Arsyet e vërteta pse partneri juaj mund t’ju ketë tradhëtuar

8 orë më parë

Kanë nevoja emocionale të paplotësuara. Partneri juaj mund të ndihet i vetmuar, i pavlerësuar, i parëndësishëm emocionalisht ose përgjithësisht i...

Horoskopi ditor, e Martë 21 Mars 2023

9 orë më parë

Dashi Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij...

MË TË LEXUARAT

Arta Nitaj i rikthehet hobit të saj

Olta merr mesazhin special nga bashkëshorti

Valdrin Sahiti ka dy fjalë për Alaudin Hamitin

Për këtë shenjë horoskopi frika rreth dashurisë bëhet e vërtetë

Fjalët e para të Xhulit pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 

Horoskopi ditor, e enjte 16 mars 2023

Kejvina Kthella rrëfehet për herë të parë pas daljes nga Big Brother

Luizi tha se nëse del Kiara, ai del bashkë me të por moderatorja e thotë të kundërtën

Me peshqir në kokë, Liberta Spahiu shfaqet çuditshëm para pasqyrës

Donaldi përsëri në Big Brother Vip Albania?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist