Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Biserko jep alarmin: Kosova dhe 3 shtete rrezikojnë të zhduken

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është në tryezë të bisedimeve.

Ajo në një intervistë ka thënë se këtë e ka konfirmuar edhe i dërguari special amerikan për dialogun Richard Grenell.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është në tryezë tani. Edhe ambasadori Grenell, i cili ishte pjesë e marrëveshjes, tani thotë se shkëmbimi i territoreve nuk është një opsion”, ka deklaruar Biserko.

Ajo ka theksuar se shkëmbimi i territoreve, do të shkaktonte destabilizim dhe konflikt në Ballkan. Sipas saj, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të zhdukeshin, nëse do të kishte lëvizje të forta kombëtare në Ballkan.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ndryshimi më i vogël i kufijve në Ballkan do të shkaktonte destabilizim dhe konflikte. Ka tre lëvizje të forta kombëtare në Ballkan – serbe, kroate dhe shqiptare. Nëse ato i arrijnë aspiratat e tyre, do të shpërthenin Ballkanin siç e dimë. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të zhdukeshin. Do të duheshin edhe disa dekada më tepër për ta qetësuar rajonin”, ka thënë Sonja Biserko.

Ajo ka vënë në pah se problemi kryesor me të cilin po përballen këto shtete, është migrimi.

“Të gjitha këto shtete të sapo shfaqura janë përballur me problemin e migrimit. Njerëz të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi pa mundësinë e transformimit”, është shprehur kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]