Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Bisha” që po e shoqëron Erdoganin në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.

Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro dhe përdoret po ashtu nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.

Moneytizer Paragrafi 4

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]