Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka disa muaj që është zhvendosur në Shqipëri. Ajo është pjesë e spektaklit “Love Story”, duke lenë në pauzë karrierën në SHBA.
Në çdo dalje publike, Bleona tërheq vëmendje, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe herën e fundit. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.
Faqja “Mes për mes” në Instagram, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro. Ndërkohë, ajo kishte vendosur edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.
Në rolin e opinionistes në “Love Story”, Bleona ka zgjedhur të uroj gjithë mësuesit dhe nënat me rastin e festave. Mes të tjerash ajo tha se mezi pret të bëhet nënë.
“Të gjithë mësuesve doja t’i uroja gëzuar festën e 7 Marsit. Nesër femrave festën e 8 Marsit. Ky është një ‘shoë’ i cili ka si qëllim t’i fuqizojë femrat jo t’i uli poshtë.
Vajza, gra kudo që jeni, duajeni trupin tuaj, veten tuaj dhe jeni të respektuara. Unë personalisht jam shumë e lumtur që jam sonte këtu dhe mezi po pres momentin që të bëhem nënë vetë”- është shprehur Bleona.
Nuk kemi asgjë kundër zgjedhjes së Bleonës, por mesazhi që dha për gratë ishte në vendin e gabuar, pasi pikërisht në këtë emision ulet shumë figura e femrës dhe trajtohet thjesht si një objekt.