Blerando është njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2 që pëlqehet mjaft shumë për lojën e tij.
Ai tashmë ka bërë më shumë se një muaj brenda dhe ka studiuar secilin nga konkurrentët.
I njëjti së fundmi i ka dhënë një këshillë banorit të ri të këtij formati, Mirdon Pacollit.
Derisa po qëndronin në dhomën e ndenjes së bashku, aty pranë në kuzhinë kaloi këngëtarja Linda Halimi.
Blerando i tha që të mos e shikojë pasi do të dalë keq në spektakël, ku edhe filluan pastaj të qeshnin.
“Nuk guxon me e këqyr Lindën se del keq në “Prime”, është shprehur ai.
Duket se kjo deklaratë e Blerandos vjen pas akuzave që Linda shpesh ka bërë për djemtë e shtëpisë.