Tashmë është bërë publik lajmi se ish deputeti nga radhët e Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj synon postin e kryetarit të Prishtinës për mandatin e ardhshëm.
Kandidimin e tij e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj në mars të këtij viti.
Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pranuar shumë urime e mbështetje nga figura publike, shkruan “Kosovarja”.
Haradinaj mëngjesin e sotëm takoi këngëtarin Blero Muharremi dhe vëllain e tij Burimin.
Në këtë takim, Blero i ka shprehur mbështetjen në garën e tij për kryetar të Prishtinës.
“Sot pata kënaqësinë të takoj këngëtarin dhe mikun tim Bleron dhe vëllain e tij Burimin, që njihet në Skandinavi për angazhimin në sektorin e gastronomisë.
Faleminderit Blero për mbështetjen!” ka shkruar Dauti. /Kosovarja/