Këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij Afrona as pas martesës nuk kanë jetuar bashkë.
Blero në Kosovë e Afrona në Zvicër, veç për pushime kur janë parë e takuar ndonjë herë për qefj, shkruan “Kosovarja”.
E në një intervistë për ‘Prive’ këngëtari Blero përveç karrierës ka folur edhe për jetën private, duke treguar se po largohet nga Kosova.
“Deri në fillim të këtij viti kemi pasur plane që me ardh Afrona në Kosovë, por sigurisht që kanë ndryshuar gjërat gjatë vitit 2020 si për neve si për shumë njerëz dhe mendoj që vitit 2021 do të më gjejë mua në Zvicër. Edhe neve kemi disa plane, ku do të realizojmë disa biznese të tonat në Zvicër”, ka thënë ndër të tjerash Blero.
Ndryshe, rikujtojmë se Blero ka edhe një vajzë nga martesa e parë me Teuta Krasniqin./Kosovarja/