Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djali

nga Revista Kosovarja

Që nga dasma e tyre e shumëpërfolur në muajin janar, zërat kishin filluar të qarkullonin me shpejtësi nëpër portale dhe kudo në rrjete sociale se çifti mund të ishte në pritje të ëmbël.

Mbi artikull

Ndërkohë që Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë treguar jashtëzakonisht hermetikë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë këtë pjesë kaq intime të jetës së tyre larg syrit dhe komenteve të publikut, shtatzënia tashmë është një fakt i pamohueshëm. Këngëtari i njohur, i cili e ka provuar ndjesinë e prindërimit me vajzën e tij nga martesa e parë, Tara, po bëhet gati të ndërrojë sërish pelena dhe të përjetojë të njëjtat emocione pas kaq shumë vitesh.

Burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga vetë dyshja, por shumë të afërta me ta, kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Prive By Liberta Spahiu se çifti simpatik janë në pritje të një djali.

Duket se ky vit ka nisur në mënyrën më të bukur të mundshme për dyshen, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë e tani me një trashëgimtar që do t’i shtohet familjes së shpejti. Jemi sy e veshë për të parë nëse dyshja do të vendosë të ndajë ndonjë foto me barkun e rrumbullakosur në ditët në vijim.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]