Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bleron së shpejti mund ta thirrni në dasma për t’ju kënduar

nga Revista Kosovarja

Blero po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, madje ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e re “Merri syt e mi”.

Mbi artikull

Së fundi këngëtari i mirënjohur ishte i ftuar i radhës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Blero gjatë intervistës zbuloi detaje të reja, ai tregoi se ka përfunduar projektin e muzikor që mban titullin “Nusja ime”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Më ka rënë para disa viteve të jem pjesë e gëzimit nëpër familje. Nuk kish ndjenjë më të mirë se të martohet një qift e ti të këndosh në atë dasmë. Unë këtë nuk e kam provua. Definitivisht nga viti tjetër do të jem prezentë te familjet shqiptare por gjithmonë me muzikën time”, u shpreh Blero.

Sipas tij projekti i ardhshëm “Nusja ime” do të shënoj debutimin e tij edhe në ahengje familjare.

Ndryshe, kujtojmë që krahas karrierë, Blero është i martuar me Afronën e për të cilën shpesh herë tregohet romantik duke i bërë dedikime dashurie në rrjetet sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]