Blerta Deliu-Kodra sot ka përkujtuar maskarën e Rezallës të 5 prillit të vitit 1999.
Deputetja nga radhët e Partisë Demoktratike përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se shteti i Kosovës nuk do të bëhej pa sakrificën sublime të atyre që e dhanë më të shtrenjtën jetë.
Postimi i plotë:
“Dhembja e masakrës së Rezallës, ndihej edhe sot, në 22 vjetorin e përkujtimit të kësaj masakre të tmerrshme. Kjo dhembje peshon edhe më shumë në kujtesën e bashkfshatarëve të mi, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.
Shteti i Kosovës nuk do të bëhej pa sakrificën sublime të atyre që e dhanë më të shtrenjtën jetë.
Përherë në mendjen dhe zemrat tona. I përkulem lavdisë suaj.” ka shkruar ajo./Kosovarja/