Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Blerta Deliu: Koncentrimi i pushtetit në një njeri

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, zotimin e Albin Kurtit, se nuk do t’i polizitojë ndërmarrjet publike.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në Facebook, Deliu ka thënë se emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.Ajo ka shtuar se të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!

Shkrimi i plotë i deputetes së PDK-së:

Ju kujtohen të gjithëve si Vetëvendosje akuzonte rëndë Qeverinë paraprake për emërimet në poste publike gjatë periudhës sa ishte në dorëheqje!

Moneytizer Paragrafi 4

Ju kujtohen edhe parullat e tyre politike mbi kapjen dhe premtimet për çkapjen e institucioneve të pavarura publike!Kush i ka harruar ta lexojë (të zezën në të bardhë) pikën 6 të zotimeve elektorale të Vetëvendosjes, të vetëquajtur për “Qeverisje të mirë”!

Emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.

Të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!Vetëvendosje duhet së pari të çkapet nga apetitet personale të liderit, pastaj të gjykojë e veprojë me frymë të lirë!#rriNshpi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]