Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Blerta Deliu ne luftë me Albulena Haxhiun, apo burrin e saj?

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka risjellë në vëmendje një mesazh të vjetër të dërguar drejt saj para tetë vitesh, nga bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Mbi artikull

Ky veprim i Deliu-Kodrës vjen si përgjigje ndaj një reagimi të fundit të Albulena Haxhiut, e cila doli publikisht në mbrojtje të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas një debati të ashpër parlamentar dhe komenteve të bëra në rrjete sociale.

Në një postim në rrjetet sociale, Deliu-Kodra publikoi mesazhin privat, duke theksuar se edhe pse kishte zgjedhur të heshtte për një kohë të gjatë, fyerjet dhe sulmet personale që po i bëhen grave në politikë, nuk mund të mbulohen me “fjalë të mëdha për moral e dinjitet”.

Reagimi i saj ka ngjallur debat në opinionin publik.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky zhvillim vjen në një klimë të nxehtë politike në vend, ku përplasjet mes pushtetit dhe opozitës janë bërë gjithnjë e më personale, ndërsa thirrjet për etikë dhe respekt në komunikim po shtohen, shkruan “Kosovarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]