Blerta Deliu-Kodra është nga politikanet më të zonja e më të artikuluarat, që ia ka dalë suksesshëm në fushën e politikës.
Ajo për katër legjislatura ishte deputete nga radhët e “PDK”-së dhe punoi fortë, e madje ishte zë i fuqishëm në lidhje me shumë çështje me rëndësi.
Blerta Deliu-Kodra, në këto zgjedhje është sërish pjesë e listës së “PDK”-së dhe mbanë numrin 9-të.
Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra shprehet se është e nderuar me besimin që i është dhënë deri më tani.
“Të dashur qytetarë,
Kam qenë e nderuar me besimin që ma keni dhënë t’ju përfaqësoj në katër legjislatura. Jam e nderuar që PDK sërish më ka vlerësuar që të kandidoj dhe të kërkoj besimin tuaj edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bërja e shtetit ka kërkuar sakrificë, ndërtimi i shtetit kërkon sakrificë. Në të gjitha këto procese, kishte momente sfidash, reflektimesh, por edhe kënaqësi e krenari.
Më 14 shkurt, kërkoj besimin tuaj që të vazhdoj të ju përfaqësoj me vizionin e PDK-së. Kjo është një thirrje për mbështetje masive për PDK-në. Ta trajtojmë shtetin tonë me dinjitet dhe respekt. Ta mbrojmë demokracinë. Ta rimëkëmbim Kosovën.
#Rimëkëmbje
#PDK
#EnverHoxhaj1
#BlertaDeliuKodra9”
View this post on Instagram