Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë konferencës për media në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka folur për edhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Kryediplomati amerikan ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë për të shkuar drejt integrimit dhe se SHBA-ja e mbështet atë.
“Kur nisa punën në DASH [Departamentin amerikan të Shtetit] dhe Shtëpinë e Bardhë, 30 vite më parë, sfida ishte Ballkani. Në fillim Bosnja dhe më pas Kosova. Shumë prej nesh ka një histori të gjatë me Kosovën dhe kush më shumë se Biden. Jemi persona që e kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë pas. Jemi të angazhuar për të mbështetur përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit. Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, ka thënë Blinkeni në Tiranë.