fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Blinken: Marrëveshja i hap rrugën njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.

Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha zoti Blinken.

Sekretari i Shtetit, Blinken tha gjatë seancës se përparimi që është arritur mes Serbisë dhe Kosovës është shpresëdhënës, veçanërisht ai i fundjavës së kaluar për të zbatuar udhërrëfyesin në rrugën drejt normalizimit.

“Besoj se ajo që është e rëndësishme përveç faktit që të dyja vendet kanë rënë dakord në parim që ta bëjnë një gjë të tillë, është që këto angazhime janë pjesë e planeve të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, prandaj shpresoj që kjo të jetë një nxitje që ato t’i zbatojnë ato”, tha ai.

Senatorja Shaheen, tha se ishte dakord.

“Besoj se është e rëdësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në”, tha ajo.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”.

“Kam diskutuar si me Kryeministrin (Albin) Kurti, ashtu edhe Presidentin (Aleksandar) Vuçiç në këtë drejtim, kështuqë mendoj se ky është një moment pozitiv”, tha ai.

Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.

“Besoj se do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme nëse në angazhimet tuaja me ligjvënës të të dyja vendeve për shembull, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të çuar përpara dhe për të zbatuar këto marrëveshje, mendoj se do të ishte kritike”, tha zoti Blinken.

Ai shtoi se inkurajon me force angazhimin e anëtarëve të Kongresit me parlamentet e dy vendeve, si edhe me vetë udhëheqësit e dy vendeve.


Etiketa: Antony Blinken

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kush është politikani që shantazhohet për video intime?

2 minuta më parë
Aktuale

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas

15 minuta më parë
Aktuale

Mbyti nënën në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

32 minuta më parë
Aktuale

Gazmend Hoxha: Këtë muaj presim që rrezikshmëria të paguhet për policinë

40 minuta më parë
Aktuale

Përfundon takimi me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

1 orë më parë
Aktuale

S’do të ketë më motele afër shtëpive të banimit

1 orë më parë
Postimi tjetër

Arta Nitaj uron muajn e Ramazanit

Haradinaj fajëson Kurtin se e ka “lodhur” ShBA-në, paralajmëron pasoja

Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

TË FUNDIT

Kush është politikani që shantazhohet për video intime?

2 minuta më parë

Gazetarja Aida Topalli është shprehurës në vendin tonë persona të caktuar disponojnë video intime të personazheve politikë apo zyrtarëve, të...

Kida ka mbetur e njejtë veç për këta njerëz

13 minuta më parë

 A e dini se Kida e famshme talentin e ka të trashëguar? ‘’Prindërit e mi kanë kënduar, por jo publikisht,...

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas

15 minuta më parë

Në Agjencinë për ndihmë juridike falas, është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë juridike falas. Në 2021 ishin...

Mozziku i zhgënjyer, humb mijëra euro shkaku një vizë në SHBA,

27 minuta më parë

Përmes rrjeteve sociale, reperi Mozzik kishte publikuar disa postera ku tregonte se do të performonte në Amerikë. Bashkë me të...

Mbyti nënën në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

32 minuta më parë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese...

Gazmend Hoxha: Këtë muaj presim që rrezikshmëria të paguhet për policinë

40 minuta më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në...

MË TË LEXUARAT

Situata në veri, sjellë dëme për bizneset në eksport e import, frikësim edhe për investitorët e huaj

Mimoza Kusari: Policia e Kosovës do të jetë në veri kur ka kërcënim dhe rrezikshmëri të sigurisë

Dafina dhe Yanina dhurojnë puthje në buzë

Përmet: Arrestohet 24-vjeçari pasi mbyti nënën e tij

Aktori i njohur dënohet me 30 vite burg

Protestuesve në Zveçan u bashkohen edhe punëtorët e Trepçës

Pasi u përplasën ashpër, Nita habit me deklaratën për Zhaklin Lekatarin

Enca thotë se është vajzë për shtëpi

Mot i paqëndrueshëm edhe sot

Lazim Destani takohet me Ambasadorin e Kosovës në Emiratet Arabe, Xhabir Hamiti – Bisedojnë për këtë çështje me rëndësi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist