Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bllokimi i Merdares, shton fluksin në pikat e tjera kufitare

nga Revista Kosovarja

Edhe sonte pika kufitare në Merdar vazhdon të mosjetë e qarkullueshme, për shkak të vendosjes së barrikadave afër pikës kufitare të Merdares.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për RTK se ende është i bllokuar qarkullimi i pikës kufitare në Merdar. Sipas Kelanit nuk ka asnjë lëvizje në këtë pikë kufitare.

Ndryshe nga mbrëmë grupe të serbëve, në territorin e Serbisë, kanë bllokuar rrugën me mjete të ndryshme.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës. Kjo pasi që, siç bënë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Moneytizer Paragrafi 4

Bllokimi i pikës kufitare në Merdar, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardh. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore.

Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]