Dhërmiu padyshim është një nga destinacionet e jashtëzakonshme të bregdetit shqiptar. Plazhet e tij të gjata, shtrihen buzë një deti që duket sikur është nxjerrë nga kartolina – i pastër, kristal, me nuanca që kalojnë nga bluja e lehtë deri tek jeshilja smerald.
Madhështia e këtij vendi nuk është vetëm tek uji dhe bregu, por tek peizazhi i plotë: mali që qëndron mbi fshatin e vjetër, shtëpitë karakteristike që zbresin drejt detit dhe vargu i hoteleve e vilave që sot i japin plazhit jetë të re.

Atmosfera është e gjallë, por jo e rëndë, një kombinim i natyrës së paprekur me komoditetin që ofron turizmi modern.



Dhërmiu ka gjithçka: vende luksoze për ata që kërkojnë relaks në nivelin më të lartë, por edhe hapësira të thjeshta për pushues që duan vetëm diellin, ujin dhe detin pa shumë kërkesa. Ky diversitet është arsyeja pse bregdeti i tij është bërë magnet për pushues nga e gjithë bota, shkruan “Kosovarja”.
Blue Boutique Hotel, më autentiku në Dhërmi
Në këtë mozaik mikpritjeje dhe bukurie bie në sy Blue Boutique Hotel, një nga hotelet më autentike të zonës. Jo rastësisht ai ka fituar zemrën e shumë turistëve, shqiptarë e të huaj. Çdo detaj aty është menduar për t’i bërë pushuesit të ndihen të veçantë: mikpritja është e ngrohtë, shërbimi i kujdesshëm, menyja e pasur me shije mesdhetare dhe dhomat moderne, të dizajnuara me stil që reflekton harmoninë e bregdetit. Pishina e hapur me pamje panoramike është një tjetër arsye pse ky hotel shihet si një destinacion më vete, jo thjesht si vend akomodimi.

Blue Boutique Hotel është shembulli perfekt i asaj që Dhërmiu përfaqëson sot: natyrë, relaks dhe një eksperiencë që të mbetet gjatë në kujtesë.



Blue Boutique Hotel shkon përtej qëndrimit klasik në dhomë. Përveç akomodimit me pamje panoramike dhe pishinës së hapur, hoteli ofron edhe shezlonet e tij private në plazh, ku pushuesit mund të shijojnë detin kristal dhe rrezet e diellit me rehati e privatësi. Ky kombinim mes luksit dhe natyrës e bën eksperiencën në Blue Boutique Hotel edhe më të plotë, duke e kthyer në një zgjedhje të sigurt për këdo që kërkon pushime të paharrueshme në Dhërmi.
[social_embed link=”https://www.instagram.com/reel/DATzStjtFtN/” align=”center”]
