Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi janë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga ana e saj, Bogujevci ka thënë se Vasfija është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit.
“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.
Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.
Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.
Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë.