fbpx

Boksieri nga Lugina, Shefat Isufi sonte bokson kundër Tomas Adamek

nga Revista Kosovarja

Sonte duke filluar nga ora 22:00 në Lübeck të Gjermanisë, boksieri me prejardhje shqiptare nga Lugina e Preshevës, Shefat Isufi, do të boksojë kundër çekut, Tomas Adamek, për të mbrojtur titullin ‘WBF Intercontinental Title’.

Shefat Isufi ka filluar qysh ne moshë të re të merret me sportin e boksit dhe tashmë luan si një boksier profesionist nëpër arenat e mëdha ndërkombëtare.

Ndeshja e tij e fundit ishte para katër muajsh, ku dhe doli triumfues kundër kundërshtarit tij, Ericles Torres Marin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]