Nuk ka njeri që të mos pëlqejë ëmbëlsirat. Me fruta, çokollatë, krem apo sherbet, ato janë të parezistueshme! Por ajo çka shoqëron nepsin për këto receta, janë edhe pasojat që kanë në organizëm. Sigurisht nëse konsumohen në sasi të vogla dhe rrallë, ‘dëmi’ është më i vogël, por çfarë të bëni kur nepsi është i përballueshëm?
Këto toptha të vegjël përgatiten në vetëm 15 minuta dhe ju ofrojnë një shije vërtetë unike. Të ëmbëlsuara me hurma arabie, plot vitamina e minerale si kalciumi apo hekuri, dhe plot fibra dhe proteina, këto bonbon janë perfekte për këdo.
Përbërësit
70g bajame
175g hurma arabie
1.5 lugë gjelle me kakao
5 lugë gjelle me fara amaranthi Teuta
Përgatitja
Fillimisht thërrmoni bajamet me një mikser derisa të krijoni një pluhur të imët pothuaj si miell.
Ndërkohë hurmat e arabisë vendosini në një tas me ujë dhe lërini për të paktën 5 minuta.
Kështu do të zbuten dhe do të kenë pak lagështirë për të ndihmuar me bononet.