”Bora 13” është një nga brendet e famshme shqiptare, që e njohin më së miri ata që vishen mirë dhe që tek “Bora 13” gjejnë gjera unike, të pa para dhe të trendit të fundit.
”Bora 13” u krijua në vitin 2015, duke sjell një mori zgjedhjesh, produkte të llojllojshme dhe të veçanta.
Të gjithë e dinë se moda është kaq e rëndësishme, një industri që i mbijeton fuqishëm edhe shekujve. E, modën e fundit, e sjell në Kosovë “Bora 13”, që çdo sezonë vjen me risi mbreslënëse.
Një nga produktet ikonike të brendit janë jelekët me mundësi të logimit, apo personalizimit të emrit, që është edhe një nga më të preferuarit e personave VIP dhe jo vetëm, e që normalisht porositet tek “Bora 13”.
Dyqani gjendet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ndërkohë që produktet e firmes shiten edhe në shumë dyqane në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Per blerësit jashtë Kosovës, egziston mundësia e përzgjedhjes dhe porosisë përmes Instagramit, ku puna ecë gjithmonë në mënyrë fantastike, pasi “Bora 13” ka një klientelë të gjërë që porosisin dhe blejnë online. Porositë që dërgohen brenda Kosovës arrijnë për 24 orë, ndërkaq në Shqipëri dhe Maqedoni mund të vonohen nga tri deri në pesë ditë.
Nëse bleni tek “Bora 13”, do ta mbani në mend kualitetin dhe jo çmimin.