63
Buja që bëri marrëdhënia mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, padyshim që është e madhe dhe vazhdon.
Që nga koha e “Big Brother VIP Albania”, media rozë nuk është ndalur asnjëherë së lakuari emrat e Bores e Donaldit.
Së fundi, u konfirmua bashkimi i tyre, por pavarësisht kësaj, bukuroshja Bora Zemani sërish sytë i ka plotësisht kah djali i saj, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pas emisionit me Donaldin, ajo në faqen e saj në Instagram i ka dhënë hapësirë ekskluzive djalit të saj, personit më të dashur për të.