Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bora e parë në Kukës, Edi Rama publikon foto

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë fotografi nga bora e parë që ka rënë në Kukës, konkretisht në zonën e Shishtavecit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se “Zbardhet Shishtaveci, bie bora e parë në Kukës,” duke treguar kështu se ka nisur sezoni i dimrit në atë pjesë të vendit.

Kryeministri gjithashtu tha se janë marrë të gjitha masat për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat janë në terren me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës, duke kujdesur për aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.

“Ndërkohë janë marrë të gjitha masat nga ARRSH-ja dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Aktualisht qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]