fbpx

Bora zgjodhi një dhuratë mjaftë speciale për Sarën

nga Revista Kosovarja

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i cili u njohën dhe dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gëzimin e tyre të parë dyshja e kanë ndarë edhe me fansat e tyre të zjarrtë.

Përmes një postimi në InstaStory, Sara ka treguar se moderatorja Bora Zemani i ka bërë dhuratën e parë bebit të tyre

“Dhuratën e parë e kemi nga teta Bora”– shkroi Sara, ndërsa tregoi që moderatorja i ka bërë dhuratë bebit një palë këpucë të bardha. Por, duket se Bora nuk u mjaftua me kaq, pasi ishte ajo që zgjodhi unazën që Bardhi i propozoi për martesë Sarës.

‘Borushi mirë papucet e vockla të bebit, por na dha një tjetër kujtim të bukur duke zgjdhur personalisht unazën time ( se cunat s’marrin vesh)’- shkruan Sara përkrah fotos së unazës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]