Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruskel.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Borrell ka bërë të ditur se me marrëveshjen e arritur, palët janë pajtuar në disa pika.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të ndërpres veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, ka shkruar Borrell.
Ai ka thënë se do t’i ftojë palët gjatë ditëve në vijim për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.
Në fund, Borrell ka falënderuar emisarin evropian, Miroslav Lajçak i cili ka ndërmjetësuar takimin mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.