Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Borrell pas takimit Kurti – Vuçiq: Situata është më e keqe se në gusht

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sot nuk u arrit asnjë marrëveshje në takimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Mbi artikull

Borrell i ka bërë një përmbledhje raporteve Kosovë – Serbi muajve të fundit dhe sipas tij, tani gjendja është me e keqja.

Pas takimit rreth 6-orësh mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Borrell ka thënë se situata është edhe më e keqe se në gusht.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se takimi i sotëm po ndodhë tre muaj pas një takimi krize tjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund më të vazhdojë kësisoj.

Ai ka treguar se sot Bashkimi Evropian ka dhënë një propozim për dalje nga situata. Propozimin e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.

Ai ishte i ashpër me dy palët dhe veçanërisht me Kosovën, që thotë se nuk e pranoi propozimin për një marrëveshje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]