Interneti është pjesë e pandashme e jetës . Rreth 1500 të vdekur është lajm botëror që flet se goditi superfuqinë botërore SHBA-në. Nëse Amerika nuk mund ta ndalojë këtë pandemi, kush mund ta bëjë tjetër, është kjo pyetje e njerëzimit?
Kosova, megjithatë qëndron më së miri në glob. Ka më së paku të infektuar nga Covid -19 dhe të shëruarit e parë kanë nisur të dalin nga klinika infektive!
Tri profile njerëzish në Kosovë, janë në vijën e parë të frontit: Policia e Kosovës, ekspertët mjekësorë nga fusha e infektologjisë dhe Arben Vitia, ministri i shëndetësisë Republika e Kosovës, është menagjuesja më e mirë e kësaj pandemie dhe pas Kosovës, ka mbetur larg e shumë larg rajoni dhe shtetet që i shesin mendje Kosovës si Serbia, Maqedonia,Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e pastaj në Europë larg nesh edhe shtetet e BE-së, që e njohin dhe s’e njohin Kosovën.
Kur jemi te kjo punë, më kujtohet dicka interesante që kishte dalur në debat politik në shtetin e Çekisë, pasi Reprezentacioni futbollistik i Kosovës e mposhti Çekinë me 2-1. Doli presidenti i Çekisë publikisht për çnjohjen e Kosovës dhe tha ndër të tjera se , Kosova nuk është shtet! Pastaj, doli kryeministri i Çekisë dhe i tha Zemanit :”A është shtet Kosova a jo, pyeti futbollistët e Cekisë”.
Dhe Kosova, falë një sistemi të elaboruar mirë, falë karantinimeve dhe kujdesit klinikal, sot është shteti që po e menagjon më së miri pandeminë e Koronavirusit. Kur ne sot në internet lexojmë, se edhe në SHBA, vdesin nga 1500 njerëz në 24 orë, e kur mijëra të tjerë vdesin në Itali e Spanjë, kur qindra vdesin në shtetet e BE-së që kanë standard jetësor dhe mjekësi të rëndë , ndërsa Kosova një vend i varfër që mezi ngihet bukë, ka të numruar në gishta të infektuarit, besoj sikur të mos ishte inati në pyetje, Italia dhe Spanja, por edhe SHBA, do ta kishin thirrur qeverinë e Kosovës ta menagjonin pandeminë virusale në shtetet e tyre.
Mbajeni mend miqë: Ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001, ndryshuan botën fund e krye globit dhe gadi 20 vjet pas asaj date, bota ka jetuar nën ndryshime të pabesisë. Pandemia Covid-19, do ta ndryshojë botën në aspektin e sigurisë dhe investimeve në mbrojtje nga virusët e padukshëm. Pak do të ketë rëndësi kush ka më shumë atom në botë. Njerëzimi do të bashkëpunojë mes vetes shumë më ngushtë sesa deri më tani.
Investimet miliadrëshe në atom dhe armatim, s’do të kenë më rëndësi! Njerëzimi do të tronditet nga epidemitë dhe sëmundjet dhe mbrojtja prej tyre do të jetë prioritet botëror. Përndryshe do të ndryshojë struktura e gjallesave në botë: Këto ditë, qentë janë të pranishëm gjithkund ku nuk ka njerëz gjatë orës policore,në fshat e në qytet.
Toka, ose do të ketë më shumë njerëz, ose do ta lëshojë hapësirën për kafshët tjera që nuk preken nga virusët. Kështu ,bota do të kthehet të jetojë nga fillimi.S.Krivaça /Kosovarja/