Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​’Bota u bë më e ndritshme’: Urimi i Capital T për Adrolën që thotë gjithçka

nga Revista Kosovarja

Prej kohësh, një nga thashethemet më të përfolura në showbiz-in tonë ka qenë romanca mes reperit Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushi. Për vite me radhë, dyshja ka zgjedhur ta shijojë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke preferuar një heshtje totale pavarësisht kapjeve të herëpashershme nga paparacët apo detajeve që i lidhnin të dy në të njëjtat vende.

Mbi artikull

​Por, duket se epoka e fshehtësisë ka marrë fund një herë e mirë. Tashmë u bë një kohë që çifti nuk e ka problem të shfaqet bashkë, dhe ditëlindja e Adrolës ishte rasti perfekt për të vulosur gjithçka hapur dhe me një gjest mjaft romantik. Reperi ka bërë një postim të përbashkët me modelen në llogarinë e tij në Instagram, ku ata shfaqen të afërt dhe të dashuruar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

​Fjalët që ai zgjodhi për të uruar gjysmën e tij janë ato që vërtet çdo vajzë do i donte.

“Bota u bë pak më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen për ty,” ka shkruar Capital T, duke e shoqëruar dedikimin me një zemër.

Moneytizer Paragrafi 4

Epo, ne nuk mund të jemi më të lumtur për ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]