Në qendër të Prishtinës, pak ditë më parë është hapur kafeteria “ Box Bar”.
E vendosur në pjesën e vjetër të kryeqytetit, por me një stil evropian, dizajn dhe enterier modern e shumë unik, “Box Bar” është vendi që iu bënë të dashuroheni në të.
Në mesin e monumenteve kreative të kryeqytetit, kafiteria “Boks Bar” që prej ditëve të para të hapjes, u bë vend i preferuar i të rinjve e të rejave.
Ambienti i këndshëm, të cilin e ofron “Boks Bar“ i jep pamje e jetë gjallërie lagjes ku është hapur, e që është një nga pjesët autoktone të kryeqytetit. Një kënd që do ta doni përgjithmonë.
Prishtina njihet për kafiterirë egzotike, moderne, por edhe klasike e retro. “Box Bar” është unike në stilin e vet, e krejt të veçantë e bënë arti haset në çdo qosh, por edhe kafja më e mirë që mund ta shijoni në “shehër”.
Shërbimi cilësor e miqësor, makiato e shoqëruar me ëmbëlsirë, koktele soeciale, pije të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike, të gjitha në kafiterinë që duhet ta vizitoni për të gjitha të veçantat që posedon.
Lehtë për ta gjetur, në mes Gjimnazit ‘ Sami Frashëri” dhe shkollës fillore “ Elena Gjika.