Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

BQK e shtynë pagesën e kredive

nga Revista Kosovarja

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ditë më parë ka vendosur për shtyrjen e afatit për pagesat e kësteve të kredive.

Por qytetarët ankohen se kjo po u kushton me kamatë.Ndërkohë, zyrtarë të BQK ishin zotuar se nuk do të ketë kamatë për këtë shtyrje të afatit.

Në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, fton qytetarët të cilët përballen me këtë situatë, të drejtohen në BQK.

Ai thotë se pavarësisht situatës me Covid-19, BQK-ja trajton çdo ankesë të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe vepron bazuar në legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe marrjen e masave administrative.Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19 dhe ndikimit të saj në aspektin ekonomik, kishte marrë vendim që për tre muaj të shtyhen pagesat e kësteve të kredive për të gjithë klientët e bankave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]