Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Breshëri e shiu dëmtoi rëndë kulturat bujqësore në Rahovec

nga Revista Kosovarja

Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri për fat të ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Komunën e Rahovecit.

Mbi artikull

Lajmin për këtë e ka dhënë i pari i Komunës, Smajl Latifi, i cili tha dëmët janë të mëdha ku pritet që nesër të formojnë Komision të veçantë në lidhje me vlerësimin e dëmeve dhe që bujqve të ju kompensohet dëmtimi nga të reshurat.

Latifi po shpreson që në ndihmë t’i dalin edhe Qeveria e Kosovës që të kalojnë më lehtë këtë problem.
Postimi i plotë nga Latifi:

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.

Moneytizer Paragrafi 4

Zonat më të prekura nga breshëri janë: Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.

Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime, ku bashkë me drejtorin e bujqësisë, kryesuesin e Kuvendit Komunal, ekipet e emergjencave dhe bashkëqytetarë vullnetarë jemi ende në terren.

Nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.
Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë.
Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe i t’i kthehemi normalitetit.

Për më shumë ju lus t’i shihni pamjet.

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1101188680239950

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]