Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Breshëri në Istog, Bajrami kërkon fond emergjent për kompensimin e fermerëve

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa urgjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe në zona të tjera të vendit.

Mbi artikull

Bajrami ka deklaruar se stuhia ka shkatërruar brenda pak minutash punën disa mujore të fermerëve, duke dëmtuar qindra hektarë me kultura bujqësore.

Ajo ka bërë thirrje që Qeveria të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e breshërit.

“Fermerët nuk duhet të lihen vetëm përballë këtyre dëmeve. Është përgjegjësi e shtetit që të ndërhyjë dhe t’i mbështesë ata”, ka deklaruar Bajrami.

Moneytizer Paragrafi 4

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të kenë mbrojtje më të madhe nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas saj, situata kërkon veprime konkrete dhe jo deklarata, pasi dëmet e shkaktuara rrezikojnë punën dhe të ardhurat e shumë familjeve që merren me bujqësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]