fbpx

Bricjapi – Horoskopi vjetor për 2023

nga Revista Kosovarja

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Ju shikoni punët tuaja, por ky zakon juaji mund të krijojë probleme në vitin 2023. Nëse i “thirrni” problemet dhe nuk përballeni me to sapo i vini re, ato mund të përshkallëzohen.

Në tremujorin e parë të vitit, Marsi është në hovin e plotë ndërsa heshtja juaj mund të mbulojë parregullsitë psikike, të cilat mund të çojnë deri në probleme shëndetësore.

Në jetën profesionale, ju mund të keni mundësi për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i drejtuar ato në drejtimin e duhur, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe lidhjet, shprehja e ndjenjave dhe nevojave tuaja mund t’ju ndihmojë të merrni atë që ju nevojitet nga njerëzit afër jush.

Puna

Merkuri retrograd i cili përfaqëson fushën tuaj të punës zyrtarisht fillon në mënyrë retrograde më 29 dhjetor dhe me atë ecje do të vazhdojë deri më 19 janar, që do të thotë në vitin e ri do të hyni me negociata dhe punë të papërfunduara.

Keni pritur realizimin e disa planeve deri në fund të vitit, por ai realizim thjesht nuk do të ndodhë, sepse edhe Merkuri edhe Marsi para përfundimit të vitit janë në ecje retrograde. Ju jeni në një fazë kur ka filluar periudha juaj, ndërsa keni ide për biznes të pavarur, i cili ende nuk mund të realizohet.

Jupiteri dhe Dashi nga 20 dhjetori ju ofrojnë mundësinë e marrjes me patundshmëri, por vetëm pas 19 janarit.

Marsi te Binjakët deri në mars të vitit 2023 ju sjell një komunikim të vështirë, por, para së gjithash konfuz me bashkëpunëtorët, andaj në bazë të informacioneve gjysmake nxirrni konkluzione të cilat do të rezultojnë si joreale.

Në dy vjet e gjysmë të fundit për shkak të Saturnit te Ujori jeni marrë me financa dhe kjo gjë në fund të marsit nuk do të jetë më prioritet juaji. Për këtë shkak shpesh keni pasur përshtypjen që po punoni shumë më tepër sesa fitoni, mirëpo edhe kjo gjë do të ndryshojë deri në marsin e vitit 2023.

Nëse keni dilemë lidhur me punën, nuk duhet të mendoni fare deri në 19 janar, derisa Merkuri të fillojë me ecje drejt, andaj gjërat vetvetiu do të bëhen më të qarta.

Hyrja e Saturnit te Peshqit ju sjell bisedime serioze në pjesën e dytë të vitit 2023, andaj me vendimet tuaja patjetër do të ndikoni në rrjedhën e fatit tuaj. Është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje se çfarë premtoni dhe çfarë kontrata nënshkruani, në mënyrë që të merrni vendimet e duhura. Do të jeni të përqendruar më së shumti në marrëdhëniet me njerëzit nga rrethi juaj, blerje të veturës, udhëtime të shkurtra, por edhe në ndryshimin e të menduarit të tanishëm.

Viti 2023 është jashtëzakonisht i favorshëm për ju nga data 16 maj, sepse Jupiteri nga Demi dhe Saturni nga Ujori do t’ju sjellin lajme të favorshme dhe mundësi të mira. Edhe pse aktualisht nuk duket ashtu, viti 2023 ju sjell një lehtësim të madh.

Për shkak të Jupiterit te Demi nga 16 maji zyrtarisht keni gjasa të punoni diçka më kreative.

Shëndeti

Jupiteri te Dashi nuk është në favorin tuaj, andaj me siguri do të keni dhembje koke. Pjesa e dytë e vitit 2023 është më i qëndrueshëm kur është fjala për shëndetin.

Deri në mars të vitit 2023 do t’i keni të ndjeshme rrugët e frymëmarrjes, pastaj në pjesën e dytë do ta kuptoni që situatat stresuese megjithatë ndikojnë në gjendjen tuaj shëndetësore.

Ndikimi i yjeve mund të mbetet i favorshëm për shëndetin tuaj. Ndërsa viti përfundon, Jupiteri mund të rrisë nivelet tuaja të energjisë, gjë që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem me të cilin mund të përballeni.

Dashuria

Në fund të pranverës ju presin ndryshime të rëndësishme që do të kenë një ndikim të madh në aspektet kryesore të jetës suaj, veçanërisht në familjen, dashurinë dhe krijimtarinë tuaj. Gjatë kësaj periudhe mund të keni ndjesinë se gjithçka rreth jush po përshpejtohet dhe se mund të mos arrini të ruani një ritëm të tillë në çdo moment.

Venera, planeti i dashurisë, ende gjendet në shenjën tuaj, andaj jeni më emocional, por edhe i gatshëm për njohje dhe aventura të reja. Kjo është një periudhë kur punën nuk e keni plotësisht prioritet por dëshironi edhe që të relaksoheni në çdo pikëpamje.

Pjesa më e madhe e pranverës dhe verës do të karakterizohet nga marrëdhënie të thella dhe komplekse ndërpersonale, me prirje për të anashkaluar apo thyer disa rregulla. Nëse keni mundësinë të rrezikoni, mos luani gjithçka ose asgjë, por qëndroni racional. Kur vendosni për një drejtim, qëndroni të qëndrueshëm dhe mos e torturoni veten me pyetje se çfarë do të kishte ndodhur nëse do ta kishit bërë ndryshe.

Venera ju sjell takime në vende publike, por edhe mundësi të dashuroheni në mënyrë të papritur. Mirëpo, kjo nuk është periudhë afatgjatë, sepse periudha e vërtetë vjen nga muaji maj kur Jupiteri hyn te Demi, andaj do të mund të realizoni një lidhje emocionale me dikë të cilin vërtet e pëlqeni.

Nëse jeni të martuar, është e mundshme të shtoni familjen. Nëse shumë vite jetoni me dikë dhe nuk e keni bërë publike marrëdhënien tuaj, nga marsi dhe maji Jupiteri dhe Saturni krijojnë kushte që dashuria të fitojë dhe zyrtarisht të kurorëzoni martesën.

Pjesa e dytë e vitit 2023 është premtuese kur bëhet fjalë për dashurinë. Kur në muajt korrik dhe gusht Venera të jetë retrograde deri më 4 shtator, duhet të prisni ftesë nga e kaluara e cila nuk do të jetë opsioni i duhur në atë moment.

Kënaquni me magjitë e vitit të ri, i cili do të jetë i favorshëm vetëm nga muaji maj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]