Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Briteot nisin pushimet e para bashkë, ky është destinacioni fantastik

nga Revista Kosovarja

Brikena dhe Mateo, çifti i krijuar në “Big Brother VIP Albania 5”, kanë nisur pushimet e përbashkëta pas përfundimit të angazhimit në “Top Arena”.

Mbi artikull

Dyshja ka zgjedhur Bodrumin, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në Turqi, për disa ditë relaksi larg angazhimeve.

Për pushimet e para pas “Top Arena”, dyshja ka zgjedhur “La Blanche Island Bodrum”, një resort me pesë yje në bregdetin e Egjeut. Kompleksi ndodhet në një gadishull privat prej rreth 82 mijë metrash katrorë dhe funksionon me konceptin “ultra all-inclusive”, ndërsa përfshin plazh privat, gjashtë pishina, spa dhe restorante me pamje nga deti.

Raporti i tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme nuk ka qenë gjithmonë i qetë. Brikena dhe Mateo kanë kaluar nëpër disa ulje-ngritje, me prishje e pajtime që janë komentuar vazhdimisht edhe nga publiku.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, duket se aktualisht mes tyre gjithçka është në rregull. Pushimet e përbashkëta tregojnë se dyshja ka lënë pas mosmarrëveshjet dhe po shijon lidhjen, ndërsa vazhdon të ndajë herë pas here momente nga koha që kalojnë së bashku.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]