Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Britney Spears dhe Sam Asghari fotografohen me “Rolls Royce-n” luksoz

nga Revista Kosovarja

Janë publikuar fotografitë e para nga martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari. Mediat e huaja kanë publikuar momentin ku çifti i sapomartuar shihen duke lënë ceremoninë të enjten në mbrëmje me një Rolls Royce të bardhë ku shkruhej: “Të sapomartuar”.

Mbi artikull

Këngëtarja 40 vjeçare mbuloi fytyrën e saj ndërsa po largohej me makinë nga vendi i dasmës ndërsa Sam u pa me një bluzë të zezë ku shkruhej ‘Britney and Sam’. Ndonëse ka pasur disa të ftuar VIP, asnjë foto nuk ka qarkulluar në rrjet pasi dasma ka qenë private.

Sakaq, kujtojmë që gjatë ceremonisë, pati dhe një incident ku ish bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, tentoi që të ndalonte dasmën që po mbahej në shtëpinë e saj. Por ai është lënë në paraburgim nga policia pas përplasjes që pati me sigurimin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]